Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Bernardeschi vendimtar ndaj Cagliarit

Juventusi vazhdon të mbajë hapin me Napolin për titull të Serie A, pasi sonte shënoi fitore në udhëtim te Cagliari.

Kampioni italian ka arkëtuar pikët e plota duke fituar me rezultat minimal prej 0-1, raporton Koha.net.

Ishte ish-ylli i Fiorentinës, Federico Bernardeschi që shënoi me lehtësi në minutën e 74.

Juventusi tani ka 50 pikë, një më pak se lideri Napoli, përderisa Cagliari në vendin e 16 ka 20 pikë.