Mesfushori ofensiv i Juventusit, Federico Bernardeschi, pritet ta përfundojë edicionin para kohe për shkak të operimit, të cilit do t'i nënshtrohet gjatë këtij muaji.
Mediumet italiane raportojnë se ai ka lënduar gjurin dhe ka një javë që është jashtë fushës.
Te Juventusi po frikësohen se Bernardeschi nuk do të jetë në gjendje të kthehet në fushë këtë edicion.
24-vjeçari para fillimit të këtij edicioni është transferuar te Juventusi nga Fiorentina për 40 milionë euro.
Ka shënuar pesë gola dhe ka asistuar shtatë në 26 paraqitje.
Bernardeschi ka kontratë me Juventusin deri në verën e vitit 2022.