Federico Bernardeschi i është bashkuar Lorenzo Insignes në Kanada dhe ka nënshkruar kontratë katërvjeçare me skuadrën Toronto FC.
28-vjeçari, sulmues i krahut, e la Juventusin më herët gjatë këtij muaji pasi i skadoi kontrata dhe e mbylli aventurën pesëvjeçare.
Ai u bë italiani i tretë që i bashkohet skuadrës kanadeze pas Lorenzo Insignes dhe Domenico Criscitos.
Gjatë pesë sezoneve te skuadra torineze, Bernardeschi luajti në 183 ndeshje në të gjitha garat. Shënoi 12-të gola dhe dhuroi 24 asistime. E fitoi tri herë “Scudetton” dhe dy herë Kupën dhe Superkupën e Italisë.