Sulmuesi Mërgim Berisha ka preferuar kalimin te Hoffenheimi para Borussia Dortmundit. “Sky Sports Germany” ka raportuar të mërkurën se Hoffenheimi ka arritur marrëveshje si me Berishën ashtu edhe skuadrën e Augsburgut.
Ai thuhet se është duke i kryer kontrollimet mjekësore te Hoffenheimi, përpara se të prezantohet.
Me Hoffenheimin, Berisha do të firmos kontratë deri në vitin 2027, ndërsa Augsburgu do të përfitoj 15 milionë euro nga shitja e tij.
Artikuj të ngjashëm