Besart Berisha ka shënuar një gol dhe ka asistuar në një tjetër, si përgjigje për kritikat që erdhën së fundi në adresë të tij, shkruan sot Koha Ditore.
Skuadra e Berishës, Melbourne Victory fitoi 3:0 ndaj Western Sydney Wanderers, të premten në kuadër të javës së 17-të të kampionatit të Australisë në futboll.
Sulmuesi Berisha në 15 ndeshje ka realizuar shtatë gola e dy asistime, por ka pasur së fundi kritika për formën që po e kalon. Njohës të futbollit në Australi e kanë kritikuar për qasjen në ndeshje dhe për rastet që ka humbur.
Por trajneri i tij te Melbourne Victory, Kevin Muscat, ka thënë se Berisha është viktimë e suksesit të tij, e standardeve të larta që ka vënë ai. (Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).