Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Berisha pritet të zyrtarizohet te Fenerbahçe

Sulmuesi Mërgim Berisha do të jetë pjesë e skuadrës nga Turqia, Fenerbahçe. Mediumet turke kanë raportuar se Berisha tashmë është në Stamboll dhe pritet së shpejti ta firmos kontratën me ekipin turk. Detajet tjera nuk janë bërë publike, por thuhet se Fenerbahçe tashmë ka arritur marrëveshje si me Berishën, ashtu edhe me skuadrën e Red Bull Salzburgut.

Berisha 22-vjeçar ka kontratë me Salzburgun deri në vitin e ardhshëm kurse interesim për të kanë treguar edhe ekipet nga Bundesliga. Ditë më parë, Salzburgu kishte refuzuar katër milionë euro nga Stuttgarti, ekip që kishte ofruar për kartonin e Berishës. Këtë edicion, Berisha ka shënuar një gol në tri paraqitje për ekipin austriak. T: Interi fokusohet te rinovimi i kontratave me lojtarët kyç.

Pas përfundimit të afatit kalimtar te verës, te kampioni i Italisë, Interi janë fokusuar te rinovimi i kontratave me lojtarët kryesor të ekipit. Klubi tashmë ka arritur marrëveshje me sulmuesin Lautaro Martinez, krerët e ekipit italian janë fokusuar te Marcelo Brozhoviqi, Nicolo Barella, Stefan de Vrij e Milan Skriniar.

Te Interi këta katër lojtarë po i vlerësojnë si shumë të rëndësishëm, pasi janë të vendosur këtë sezon ta mbrojnë titullin e kampionit.