Sulmuesi Mërgim Berisha ka premtuar gola për skuadrën e Fenerbahçes, të cilës iu bashkua javën e shkuar.
Berisha u transferua te Fenerbahçe nga Salzburgu dhe me ekipin turk ka firmosur kontratë deri në vitin 2025.
23-vjeçari pritet të debutoj te Fenerbahçe të dielën, në ndeshjen kampionale ndaj Sivassporit. Në fakt, trajneri i Fenerbahçes, Vitor Pereira ka besim të madh në Berishën dhe pret gola prej tij.
Sipas mediumeve turke, Berisha i ka thënë trajnerit se do ta nis karrierën me gol në Turqi pasi për këtë arsye iu bashkua gjigantit turk.
Berisha sezonin e shkuar, shënoi 22 gola dhe bëri 14 asistime në 42 paraqitje për Salzburgun në të gjitha garat.