Mesfushori i Kosovës, Valon Berisha, ka thënë se po u mungon fati, por presin që së shpejti t’i kthehen fitoreve. Ai thotë se ndonëse kanë mungesa, ka lojtarë për të mbuluar ato.
Ai ka thënë se gabimi i tij në ndeshjen ndaj Sllovenisë ishte se nuk bëri faull në momentin kur u nis kundërsulmi nga i cili u shënua goli i vetëm i ndeshjes.
“Vedati e dimë të gjithë çfarë aftësi ka, dhe është shumë i rëndësishëm. Por kemi edhe lojtarë tjerë. Kushdo që e ka shiku ndeshjen e di se ishim më të mirë. Por në fund të fundit ata e patën një rast a dy dhe e shënuan një gol. Duhej të bëja faull në atë moment. E mandej tentuam edhe kurthin e ofsajdit, që ishte gabimi tjetër. Kemi luftuar të fitojmë këtë ndeshje. Duhet të jetë fati te ti. Kemi luftuar, por s’patëm fat”, tha Berisha. “Na jemi Kosova, nuk jemi Brazili. A mendoi se nuk kemi dëshirë të fitojmë. Po çkyhemi në fushë për me fitu lojën, por nuk po mundemi”.