Sulmuesi anësor Bernard Berisha ka thënë se mënyra e festimit të tij pas golit që shënoi, nuk ishte direkt për seleksionuesin Bernard Challandes.
Berisha realizoi golin e vetëm për Kosovën, me një gjuajtje akrobatike, pas aktivizimit nga banka rezervë në pjesën e dytë
“Nuk kishte të bëjë direkt me trajnerin, por dy vjet asnjë minutë se kam luajt në ndeshje zyrtare. Ndoshta dikush e ka marrë për trajnerin, por unë vetëm për atë që nuk e kam pasur minutazhën e duhur. Por prapë vendos trajneri. Për formacion vendos trajneri. Do të jem i gatshëm gjithmonë, nëse mendon trajneri se gjesti për të, unë i them qysh tani që mos të më ftojë për shkak të mosdiplinës. Duhet tu kërkoj falje tifozëve, por vetëm unë e di sa kam vuajtur. Unë e kam pranuar Kosovën pa asnjë kusht dhe sot nuk kam asnjë kusht. Njerëzit tjerë vlerësojnë a më është bërë padrejtësi. Kam vuajtur shumë në këto dy vjet”, ka thënë Berisha.