Bernard Berisha ka sqaruar situatën e tij lidhur me grumbullimin në përfaqësuesen e Kosovës.
Berisha, që luan në Rusi dhe tashmë ka nisur pushimet verore, ka thënë se nuk është ftuar nga selektori Bernard Challandes për ndeshjen me San Marinon dhe Maltën.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Selektori ka vendosur që unë të mos ftohem për këto dy ndeshje miqësore. Realisht selektori ka të derjtë sepse janë miqësore dhe duhen të provohen lojtarë të rinj. Por ajo që nuk më pëlqeu dhe që është joprofesionale, është se mua realisht nuk më ka kontaktuar askush për mosftesën, duke parë që kam bërë një sezon shumë të suksesshëm”, ka shkruar Berisha në “facebook”.
“Mendoj se selektori të tregohet të paktën i sinqertë dhe të na kontaktoi, sepse bisedën e fundit që e kemi pasur në Shqipëri, trajneri më dha shumë shpresë dhe në fund prap u zhgënjeva. Unë i dëshiroj Kosovës shumë suksese”.