Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Bernard Berisha pret të ftohet sërish nga Kosova

Kapiteni i Akhmat Groznyt të Rusisë, Bernard Berisha, pret të ftohet sërish te Kosova.

Ai ka vlerësuar përzgjedhësin e Kosovës, Alain Giresse. Ka thënë se duhet t’i jepet kohë për ta dëshmuar punën e tij.

“Trajnerit të ri duhet t’i jepet kohë, sepse Kosova ka cilësi. Më ka pëlqyer mënyra se si ua ka dhënë të gjithë lojtarëve mundësinë të luajnë dhe mezi pres që edhe mua të më jepet mundësia të luaj dhe të kontribuoj për Kosovën”, ka thënë Berisha të hënën për KOHËN.

Berisha 30-vjeçar së fundi për Kosovën luajti në mars të vitit të kaluar, në humbjen nga Suedia, 3:0, në kuadër të kualifikimeve për Botëror. Berisha nuk ka qenë i kënaqur me mënyrën e trajtimit nga ish-selektori Bernard Challandes.

Që prej vitit 2016, sulmuesi i krahut ka luajtur 18 ndeshje për Kosovën, ndërsa ka shënuar një gol dhe ka kontribuar me katër asistime.