Përzgjedhësi i Kosovës, Bernard Challandes, assesi nuk pajtohet me penalltinë e dhënë për Suedinë.
Sipas tij, Suedia ishte shumë e fortë, megjithatë, rezultati do të mund të ishte më ndryshe nëse Kosova do të kishte edhe pak fat me vete.
“Rezultati ishte i njëjtë si në Prishtinë, por jo si lojë në tërësi. Nuk mund të pajtohem assesi për momentin se si u dha penalltia. Penalltia ishte shaka. Kush mund të ma shpjegojë se si mund të jetë penallti kur nga koka, topi shkon te dora. Ka mundur të ishte edhe ndërhyrje në Hadërgjonajn. Asgjë nuk shkoi nga ne në këtë ndeshje. E uroj Isakun dhe Suedinë për golin dhe fitoren. Ekipi provoi por është e vështirë të kthehesh në ndeshje të tillë. Nëse do të shënonim në fillim të pjesës së dytë, do të ishte lojë tjetër. Kishim disa aksione të mira, por këtë herë nuk kishim edhe fat”, nënvizoi Challandes.
-
Challandes i vetëdijshëm se ndaj Suedisë do të jetë ndeshje e vështirë
-
Challandes i zhgënjyer me pjesën e dytë
-
Selektori i Suedisë pranon zhgënjimin e thellë për humbjen nga Kosova
-
“Goditje në stomak” – suedezët pranojnë se Kosova ishte më e mirë
-
Selektori i Suedisë pranon se fitorja e Kosovës është plotësisht e merituar