Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Berisha i pandalshëm, shënon katër gola

Augsburgu i Bundesligës gjermane të enjten ka fituar ndeshjen miqësore kundër Austria Lustenaut me rezultatin 5:2.

Ashtu siç ishte i pandalshëm në fitoren 1:0 kundër kampionit gjerman, Bayern Munichut, ku Berisha e shënoi golin e fitores, i njëjti futbollist shkëlqeu edhe në miqësoren e së enjtes. Berisha realizoi katër gola, ndërsa “hat-trickun” e kompletoi në pjesën e parë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Berisha shënoi në minutat 8’, 27’, 38’ dhe 52’. Ai luajti deri në minutën e 62-të. Nga minuta e 62-të në lojë u inkuadrua futbollisti tjetër shqiptar i Augsburgut, Elvis Rexhbeçaj.