Sport

Berisha i Ferizajt: Drenicës ia mbyllëm pikat e forta

Ndimëstrajneri i Ferizajt, Fadil Berisha është ndarë i kënaqur me pikën e fituar në Skenderaj përballë Drenicës. Ai ka thënë se futbollistët e Ferizajt i mbyllën pikat e forta të Drenicës.

Ndeshja Drenica – Ferizaj përfundoi pa gola të dielën. Takimi i luajtur në “Bajram Aliu” i takoi javës së pestë të Superligës në futboll.

“Drenica ka një ekip të mirë, ndërsa ne i mbyllëm pikat e tyre të forta. Pjesën e dytë patëm dominimin por nuk shënuam”, ka thënë Berisha.