Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Berisha e Vojvoda fitojnë përballjen shqiptare në Serie A

Etrit Berisha e Mërgim Vojvoda ishin startues te Torino që shënoi fitore ndaj Empolit, të dielën. Torino ishte mysafire në kuadër të xhiros së 35-të të Serie A, kurse fitoi 3:1. Të tre golat i shënoi rezervisti Andrea Belotti. Ai realizoi dy penallti, në minutën e 78-të për 1:1 dhe në minutën e 87-të për 2:1.

Për 3:1 Belotti shënoi në minutën e 96-të. Empolit në minutën e 60-të iu përjashtua një lojtar, ndërsa në minutën e 85-të edhe një tjetër. Berisha e kompletoi ndeshjen, ndërsa Vojvoda luajti vetëm pjesën e parë. Ai u ndëshkua me karton të verdhë. Kristjan Asllani luajti në qendër të mesfushës te Empoli. Samir Ujkani, Ardian Ismajli e Nedim Bajrami qëndruan në stol te Empoli. Torino është e dhjeta me 47 pikë, ndërsa Empoli i 14-ti me 37 pikë.