Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Vojvoda kthehet me barazim nga lëndimi

Mërgim Vojvoda është kthyer nga lëndimi, ndërsa ka luajtur për Torinon 15 minutat e fundit të ndeshjes kundër Empolit.

Ky takim i javës së nëntë të Serie A të Italisë përfundoi me shifrat, 1:1. Te Torino në stol qëndroi portieri Etrit Berisha, ndërsa për Empolin deri në minutën e 78-të u paraqit Nedim Bajrami, kurse Samir Ujkani mbeti në stol.

Ardian Ismajli i mungoi Empolit shkaku i lëndimit.