Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Berat Sadik shënon dy gola në Qipro

Sulmuesi shqiptar, Berat Sadik ka vazhduar me formë të mirë në kampionatin e Qipros.

Të dielën me dy golat e Sadikut skuadra e Doxas arriti fitore ndaj Anorthosisit (2:0). Sulmuesi 34-vjeçar në minutën e 42-të shënoi për 1:0.

Sadik shënoi edhe në pjesën e dytë. Sulmuesi nga Shkupi realizoi në minutën e 89-të nga pika e bardhë për 2:0.

Sadik më herët ka luajtur për Finlandën. Me këtë fitore Doxa ka katër pikë të tubuara. Ka luajtur dy ndeshje. Sadik në dy ndeshje ka shënuar tri gola.