Atalanta ka fituar në minutat e fundit përballjen ndaj Veronas.
E ishte pikërisht mbrojtësi shqiptar, Berat Gjimshiti ai që shënoi golin e fitores për vendasit, transmeton Koha.net.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAtalanta e fitoi këtë përballje me rezultat prej 3 me 2.
Di Carmine shënoi të dy golat për ekipin mysafir.
Kurse për vendasit shënuan Malinovski, Muriel e Gjimshiti, me këtë të fundit që shënoi golin e fitores në minutën e 90+3.
Nga minuta e 85 Verona mbeti me një lojtar më pak në fushë kur me kartonin e dytë të verdhë u ndëshkua Dawidowicz.
Me këtë fitore Atalanta arrin në kuotën e 28 pikëve dhe mban vendin e gjashtë. Derisa Verona në vendin e nëntë ka dhjetë pikë më pak.
gol!#djimsiti
— atalantackle?? (@atalantagese) December 7, 2019
berat djimsiti goal 93"
atalanta 3-2 verona pic.twitter.com/BozfbK2mOt