Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Atalanta pëson në shtëpi nga Verona

Mbrojtësi i Atalantas, Merih Demiral

Atalanta është mposhtur në shtëpi nga Verona të hënën mbrëma në ndeshjen e xhiros së 33-të të Series A të Italisë.

Federico Ceccherini (45+2’) dhe Teun Koopmeiners (autogol 55’) shënuan për Veronan, ndërsa golin e vetëm për Atalantan e realizoi Giorgio Scalvini në minutën e 82-të.

Tek Atalanta nga minuta e 57-të u aktivizua mbrojtësi shqiptar Berat Gjimshiti.

Pas 32 ndeshjeve Atalanta zë vendin e tetë me 51 pikë, ndërsa Verona është e nënta me 48 pikë nga 33 ndeshje. Milani kryeson me 71 pikë nga 33 ndeshje.