Domenico Berardi pritet të vishet me fanellën zikaltër nga sezoni i ardhshëm.
Interi vazhdon të përforcohet me futbollistë italianë. Pas Roberto Gagliardinit, zikaltrit kanë arritur marrëveshje edhe me një talent tjetër. Bëhet fjalë për Domenico Berardin i cili pritet të transferohet në Milano pas përfundimit të sezonit.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSipas Corriere dello Sport, Interi do t’i paguajë Sassuolos 40 milionë euro për 22-vjeçarin si dhe në këtë transfero do të përfshihet edhe Gianluca Carpari i cili është i huazuar te Pescara, përcjell ksp.
Për Berardin është interesuar edhe Juventusi, por dëshira e lojtarit ka qenë të transferohet tek Interi.