Lejson Zeqiri ishte në bankën rezervë të Maqedonisë së Veriut që pësoi 74:69 nga Estonia, të premten mbrëma në Shkup. Ndeshja i takoi kualifikimeve për Eurobasket 2025. Selektor i Maqedonisë së Veriut është Alek Joncevski, trajneri i Bashkimit të Prizrenit.
Ndeshjen e ardhshme Maqedonia e Veriut e ka pas tri ditësh në udhëtim ndaj Polonisë.
Fitore bindëse ka shënuar Bosnjë-Hercegovina, që për selektor e ka trajnerin e Trepçës, Adis Beqiragiq.
Bosnja në Nikozi e mposhti Qipron me rezultatin 99:66. Pas tri ditësh Bosnja e pret Francën në Tuzlla.
Përkundër fitores së thellë, Beqiragiq ka pasur vërejtjet e tij për paraqitjen e përfaqësueses boshnjake.
Javën e kaluar ai fitoi Kupën e Kosovës në basketboll me Trepçën.