Drejtori sportiv i Interit, Beppe Moratta, beson se mesfushori Marcelo Brozoviq do të mbetet pjesë e klubit.
Mesfushori kroat është në vitin e fundit të kontratës me zikaltërit dhe nuk ka gjetur ende marrëveshjen e re.
“Duhet të qëndrojmë të fokusuar për ndeshjet në Champions League. Kemi të bëjmë me profesionistë që duan të qëndrojnë në klub”, deklaroi Marotta.
Për Brozoviqin interesim kanë shprehur Tottenhami dhe Newcastle.