Karim Benzema do të mbetet te Real Madridi. Drejtuesit e klubit spanjoll janë duke përgatitur kontratën e re për sulmuesin spanjoll.
Kontrata aktuale e Benzemas me madrilenët skadon në vitin 2022. Klubi thuhet se do t’i ofrojë kontratë dyvjeçare sulmuesit, që do të mbetet në “Santiago Bernabeu” deri në vitin 2024.
Benzema është pjesë e klubit “Mbretëror” që nga viti 2009.
33-vjeçari sezonin që lamë pas shënoi 30 gola dhe bëri nëntë asistime.