Karim Benzema nuk është i sigurt nëse do ta vazhdojë bashkëpunimin me Real Madridin edhe për edicionin e ri.
“Marca” shkruan të hënën se sulmuesi francez është tunduar nga një ofertë e majme që i ka ardhur nga Arabia Saudite. Mësohet se Benzemas i është ofruar kontratë dyvjeçare në vlerë prej 200 milionë eurosh nga njëri prej klubeve elitare të Arabisë Saudite.
Kjo ofertë ka bërë që Benzema të hezitojë për ta rinovuar kontratën me Real Madridin që i skadon muajin e ardhshëm. Ai është pjesë e ekipit spanjoll prej vitit 2009 dhe thuhet se ofertën ia ka bërë skuadra kampione e Arabisë Saudite, Al-Ittihad. 35-vjeçari këtë edicion ka shënuar 30 gola në 46 ndeshje të luajtura për Real Madridin.
Artikuj të ngjashëm