Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Benzema refuzon ofertën nga Arabia Saudite

Sulmuesi Karim Benzema ka refuzuar një ofertë të majme nga Arabia Saudite, pasi është i vendosur të mbetet pjesë e Real Madridit. “Marca” ka njoftuar të hënën se Benzema ishte kontaktuar nga njëri prej klubeve të Arabisë Saudite, i cili kishte synuar transferimin e tij në verë.

Megjithatë, francezi ka kthyer prapa ofertën, duke bërë me dije se së shpejti do ta firmosë rinovimin e kontratës me Realin. Francezit i skadon kontrata me Realin në fund të këtij sezoni dhe tashmë ka nisur negociatat me drejtuesit e klubit.

35-vjeçari është kapiten i Realit dhe këtë sezon ka shënuar 25 gola në 35 ndeshje të luajtura në të gjitha garat. Ai është pjesë e ekipit spanjoll prej vitit 2009 kur iu bashkua nga Lyoni.

Artikuj të ngjashëm