Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Benzema synon ta gjejë rrugën drejt golit ndaj Getafes

Karim Benzema u kthye nga lëndimi dhe po synon ta gjejë një kundërshtar për ta kthyer edhe ritmin e golave të shënuar.

Benzema i Real Madridit mbajti kurorën e futbollistit më të rrezikshëm në Spanjë, por tani garën do ta bëjë me Robert Lewandowskin e Barcelonës.

Francezi është favorit për ta fituar “Topin e Artë”.

Me Real Madridin fitoi La Ligën dhe Ligën e Kampionëve, ndërsa në ligë shënoi 27 gola edicionin e kaluar.

Por, lëndimet kanë bërë që ai të mos shënojë që nga fundi i muajit gusht.

Edhe Barcelona kthen formën dhe garën për titull Sport Barcelona kthen formën dhe garën për titull

Dhe Lewandowski është shkëputur në listën e golashënuesve më të mirë. Sulmuesi polak ka nëntë gola të realizuar në gjashtë ndeshje të ligës spanjolle.

Benzema u kthye nga lëndimi të dielën e kaluar ndaj Osasunas dhe ishte hera e parë që madrilenët lëshuan pikë këtë edicion. Barazuan 1:1 në “Santiago Bernabeu”.

Benzema madje humbi penalltinë.

Real Madridi të shtunën luan në udhëtim te Getafe nga ora 21:00, në kuadër të xhiros së tetë të La Ligas.

Edhe Benzema po shënon gola, teksa Reali synon trofetë në Spanjë dhe Evropë Sport Benzema po shënon gola, teksa Reali synon trofetë në Spanjë dhe Evropë

Të paktën një gol i shënuar do të mund ta kthente edhe vetëbesimin te francezi, para “El Clasicos” më 16 tetor.

Barcelona luan në shtëpi kundër Celta Vigos, të dielën nga ora 21:00.