Karim Benzema ka kryer seancë stërvitore me Përfaqësuesen e Francës të enjten për herën e parë pas gjashtë vjetësh.
Sulmuesi i Real Madridit u përjashtua nga skuadra e Francës për shkak të skandalit që e përfshiu edhe futbollistin tjetër Mathieu Valbuenan.
Ai mori thirrje nga selektori francez, Didier Deschamps, për “Euro 2020” që do të mbahet këtë verë. Benzema shkëlqeu me “Los Blancos” në edicionin e sivjetmë me 23 gola të shënuara.
Franca është favorite për ta ngritur lartë trofeun e Evropianit në muajin korrik. Është fituese në fuqi e Kupës së Botës në vitin 2018-të.
Në skuadër ka lojtarë yje të cilët luajnë në klube të mëdha evropiane si Kylian Mbappe, Raphael Varane, Antoine Griezmann e të tjerë.