Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Benzema shënon gol për histori

Karim Benzema ka shënuar një tjetër gol me fanellën e Real Madridit. Por, shënimi i tij të enjten mbrëma, në ndeshjen kundër Levantes, ka shkruar një tjetër histori për sulmuesin francez.

Benzema e realizoi golin e dytë të skuadrës madrilene, që pas 35 minutash lojë, ka epërsinë e tri golave. Për të ishte goli i 323-të me fanellën e Real Madridit. E barazon në këtë statistikë sulmuesin spanjoll, Raul Gonzalez.

Golashënuesi më i mirë në histori të Real Madridit është Cristiano Ronaldo që ka shënuar 450 gola.

Ndeshja Real Madrid – Levante i takon xhiros së 36-të të La Ligës spanjolle.

Artikuj të ngjashëm