Manchester City e mposhti Real Madridin 4:3 të martën në mbrëmje në gjysmëfinalen e parë të Ligës së Kampionëve, ndërsa Karim Benzema realizoi gol në minutën e 33-të të ndeshjes.
Sulmuesi francez realizoi “Panenka” në minutën e 82-të të ndeshjes nga penalltia, duke e lënë në lojë Realin për ndeshjen kthyese dhe për kualifikim tutje.
Benzema është golashënuesi më i mirë në garë me 14 gola të shënuar deri tani.
Të martën mbrëma u bë edhe golashënuesi më i mirë në histori të Ligës së Kampionëve që shënon pesë gola si mysafir kundër klubeve nga i njëjti shtet, në fazën e nokautit të “Championsit”.