Karim Benzema ka nënshkruar kontratën e re me Real Madridin e cila do ta mbajë në klubin spanjoll deri në verën e vitit 2021, ka njoftuar klubi.
29-vjeçarit i kishin mbetur edhe dy vjet në kontratën aktuale, por ka vazhduar atë edhe për dy vjet. Në kontratën e tij të re ai është pajtuar që të ketë një klauzolë lirimi prej 1 miliard eurove.
Benzema për një kohë të gjatë është cak i Arsenalit dhe sot është raportuar se londinezët kanë ofruar 45 milionë euro për transferimin e tij.
Para Benzemas kontratë të re kanë nëshkruar edhe Isco, Marcelo e Dani Carvajal.