Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Benzema do të nënshkruajë kontratë të re me Realin

Karim Benzema do të nënshkruajë kontratë të re me Real Madridin, bën të ditur Fabrizo Romano.

Kontrata aktuale, francezit i skadon në verën e vitit 2022. Ndërkohë mësohet se Reali do t’ia zgjasë kontratën edhe për një vit, që i bie deri në verën e vitit 2023.

Benzema është pjesë e Real Madridit që nga viti 2009. Me Realin i ka fituar të gjithë trofetë e mundshëm.

Sulmuesi 33-vjeçar e ka nisur mbarë edhe edicionin e ri, ku ka shënuar dy gola në ndeshjen e parë kundër Alavesit.