Sulmuesi i Francës, Karim Benzema është shpallur lojtari më i mirë i ndeshjes finale të Ligës së Kombeve të UEFA-s. Benzema shënoi gol të bukur për të barazuar rezultatin në 1:1 në ndeshjen finale ndaj Spanjës. Më pas Kylian Mbappe shënoi golin e fitores për francezët.
Por ekspertët e UEFA-s e kanë vlerësuar Benzema më të mirin e finales.