Karim Benzema ka pasur vetëm fjalë të mira për bashkëlojtarin e tij Vinicus Junior.
Sulmuesi francez e ka pranuar se Vinicus ka qenë një ndihmesë e madhe për të në sezonin e ri.
“E di që kam biseduar me Viniciusin dhe e kam ndihmuar. Tani ai është duke luajtur siç duhet të kishte bërë këtë kohë më parë. Ai është një lojtar i mirë, thjesht duhet të flisnin me të dhe ta këshilloni. Jam i lumtur që ka arritur të gjejë formën”, deklaroi Benzema.
Dyshja Benzema – Vinicus këtë edicion për Real Madridin kanë shënuar 38 gola dhe 18 asistime së bashku.