Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Benzema kalon Di Stefanon

Karim Benzema ishte heroi i Real Madridit në fitoren kundër PSG-së me rezultatin 3:1. Reali u kualifikua në çerekfinale të Ligës së Kampionëve fal hat-trickut të sulmuesit francez, për të cilin ishte hat-tricku i tretë në karrierë në Champions.

Me tre golat kundër Parisit, Benzema ka shkuar në kuotën e 309 golave për ekipin spanjoll duke e kaluar legjendën Alfredo Di Stefano i cili kishte realizuar 308 herë. Tani, Benzema është bërë golashënuesi i tretë më i mirë në histori të Realit pas Raul Gonzalesit me 323 gola dhe Cristiano Ronaldos që ka 450 gola për madrilenët. Po ashtu, francezi Benzema është lojtari i dytë me më së shumti gola në garat evropiane për klubin spanjoll me 67 gola, një më shumë se Rauli.

Me 105 gola, Ronaldo mban vendin e parë. Me 34-vjeç e 80 ditë, Benzema u bë lojtari më i moshuar që shënon hat-trick në garën më të madhe evropiane për klube. Ndeshja kundër PSG-së ishte e 500-ta si titullar në fanellën e Real Madridit.

Artikuj të ngjashëm