Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Benzema do të gjykohet për skandalin seksual

Sulmuesi i Real Madridit, Karim Benzema, do të përballet me gjyqin për përfshirjen e dyshuar në shantazhin me ish-bashkëlojtarin Matthieu Valbuena në skandalin seksual, ka njoftuar zyra e prokurorit të Versajës të enjten.

Benzema dyshohet se ka bërë presion në ish-bashkëlojtarin e tij te Franca për t’i paguar personat që kanë bërë shantazh se do ta publikojnë një video intime në të cilën paraqitet Valbuena, ka raportuar “Associated Press”.

Data e gjykimit ende nuk është caktuar.

33-vjeçari Benzema, sulmuesi më i talentuar francez i gjeneratës së tij, është përjashtuar nga Përfaqësuesja e Francës që prej nëntorit të vitit 2015 për shkak të dyshimit se ishte i përfshirë në këtë skandal, pavarësisht paraqitjeve të vazhdueshme me Real Madridin.

Hetuesit besojnë se ai është kontaktuar nga një shok i fëmijërisë në atë vit për të vepruar si ndërmjetësues dhe ta bindë Valbuenan të merrej direkt me shantazhuesit.

Edhe Benzema dënohet me një vit burgim me kusht për skandalin ndaj Valbuenas Sport Benzema dënohet me një vit burgim me kusht për skandalin ndaj Valbuenas

Valbuena menjëherë e informoi policinë.

Katër persona do të dalin në gjykatë për këtë çështje. Benzema ka mohuar gjithçka.