Sulmuesi i Francës dhe Real Madridit, Karim Benzema, ka tërhequr apelin kundër vendimit që e shpalli atë fajtor për pjesëmarrje në shantazhin e videos me përmbajtje seksuale që e shokoi futbollin francez, kanë shkruar mediat franceze të shtunën.
Gjykata e Versajës i dha Benzemas dënim njëvjeçar me kusht dhe gjobë prej 75 mijë eurosh në vitin e kaluar, për shkak të përfshirjes në tentimin për ta shantazhuar bashkëlojtarin te Franca, Mathieu Valbuena, në vitin 2015.
Benzema u urdhërua t’i paguajë Valbuenas 80 mijë euro dëmshpërblim.
Skandali e vuri në pikëpyetje karrierën e Benzemas me Francën për më shumë se pesë vjet, por është kthyer te Franca dhe dënimi nuk e mbajti atë jashtë fushës.
Ai e fitoi trofeun e Ligës së Kampionëve me Real Madridin javën e kaluar, ndërsa e shënoi një gol për Francën në humbjen nga Danimarka 2:1 në Ligën e Kombeve, të premten mbrëma.
Edhe
Reali nuk shqetësohet për dënimin e Benzemas, mbështetet te francezi
Avokati i Benzemas, Hugues Vigier, i ka thënë gazetës franceze “L’Equipe” se futbollisti e tërheq apelin e tij, por vazhdon ta mohojë fajësinë.
“Klienti im është dëmtuar në këtë proces”, ka thënë Vigier. Dënimi “është e vërtetë gjyqësore, por jo realitet. Karim Benzema gjithmonë do të deklarohet i pafajshëm në këtë aferë”, ka shtuar ai.
Avokatët e Benzemas nuk u janë përgjigjur menjëherë kërkesave për koment.
Pasi mori dënimin fillestar në nëntor të vitit 2015, Benzema u përjashtua nga Përfaqësuesja e Francës nga përzgjedhësi Didier Deschamps.
Edhe
Benzema dënohet me një vit burgim me kusht për skandalin ndaj Valbuenas
Benzema u thirr sërish për Kampionatin Evropian 2020 që u mbajt verën e kaluar dhe që atëherë ka luajtur rregullisht.
Valbuena nuk ka luajtur për Francën qëkur shpërtheu skandali.