Sport

Benzema barazon rekordin e Raulit

Karim Benzema shënoi golin e vetëm për Real Madridin në barazimin 1:1 kundër Chelseat, në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.

Për sulmuesin francez ishte goli i 71-të në Ligën e Kampionëve.

Ai është barazuar me legjendën e Realit, Raul Gonzalezin.

Vetëm Robert Lewandowski (73), Lionel Messi (120) dhe Cristiano Ronaldo (134) kanë shënuar më shumë gola se sa Benzema.

Ndërkohë, këtë edicion në Champions, 33-vjecari ka realizuar gjashtë gola.