Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Lojtari kryesor i Real Madridit, Karim Benzema

Ka shumë lojtarë që kanë shkëlqyer te Real Madridi në këtë sezon kur skuadra e fitoi La Ligan dhe arriti në finale të Ligës së Kampionëve.

David Alaba, Toni Kroos, Luka Modriq e Vinicius Junior.

Por, pavarësisht se sa të mirë janë këta lojtarë, askush nuk ka qenë afër Karim Benzemas.

Sulmuesi francez e mbylli La Ligën me 27 gola dhe 12 asistime në 32 paraqitje.

Në Ligën e Kampionëve ka shënuar 15 gola dhe dy asistime në 11 ndeshje të zhvilluara.

Benzema luajti rol të rëndësishëm edhe në eliminimin e Paris Saint-Germainit, Chelseat e Manchester Cityt.

Edhe Zyrtare, Benzema largohet nga Real Madridi Sport Zyrtare, Benzema largohet nga Real Madridi

Kapiteni i skuadrës ka eksperiencë të jashtëzakonshme, pikërisht ajo që i duhet një skuadre në ngjarje të mëdha.

Benzema është lojtari më i rëndësishëm i Realit aktualisht, sepse me të në fushë, gjithçka është e hapur.