Mbrojtësi i krahut të majtë, Ramy Bensebaini pritet të jetë përforcimi i parë i Juventusit në afatin kalimtar të janarit. “Calciomercato” raporton të enjten se Juventusi tashmë ka siguruar shërbimet e algjerianit pasi ka arritur marrëveshje me Borussia Moenchengladbachun për transferimin e tij.
Për 27-vjeçarin, Juventusi do të paguajë pesë milionë euro pasi kontrata e tij me ekipin gjerman i skadon në fund të këtij sezoni.
Bensebaini ka treguar paraqitje të mira këtë edicion, duke shënuar tri gola në shtatë ndeshje në të gjitha garat. Ai është pjesë e Gladbachut prej vitit 2019 kur iu bashkua nga Rennesi.
Artikuj të ngjashëm