Trajneri i Newcastle Unitedit, Rafael Benitez ka thënë se Chelsea, Manchester City dhe ish-skuadra e tij, Liverpooli, janë më favoritet për të triumfuar në këtë stinor të Premier Ligës.
Spanjolli e pret Chelsean në “ST James Park” këtë të diele dhe është i vetëdijshëm për kualitetin e skuadre londineze, transmeton kp.
“Ndoshta në këtë moment janë tre klube që mund të thuash se janë më përpara se të tjerët, për mua është Chelsea, Liverpooli dhe Manchester City”, ka thënë Benitezi. “Këto skuadra kanë kualitet të mjaftueshëm për të bërë mirë”.
Ai ka shtuar se, “Manchester Unitedi, Tottenhami dhe Arsenali, duhet të kthehen dhe t’i bëjnë gjërat mirë si më parë. Ata kanë kualitet në skuadrat e tyre dhe po ashtu mund të jenë konkurrentë”.