Rafa Benitez ka paralajmëruar ish-skuadrën e tij Liverpoolin se nuk do t’i bëjë ndonjë favor dhe s’do ta ketë të lehtë në “St James Park” ndaj Newcastle Unitedit.
Liverpooli synon që të marrë pikët e plota ndaj ekipit të Benitezit, në mënyrë që të mbajë gjallë shpresat për titull të Premier Ligës.
“Jam shumë i qartë. Ne jemi profesionistë. Raporti im me Liverpoolin është ende aty, por në të njëjtën kohë kur luaj kundër me ndonjë ekip tjetër duhet ta bëjmë punën tonë. Edhe Kloppi do të bëntë njëjtë në situatë të njëjtë. Kemi 52 mijë fansa dhe duam ta bëjmë këtë. Kam miq te Liverpooli por edhe te City. Kam raporte shumë të mira me Guardiolan dhe Kloppin. Nuk doja të flisja me ndokënd te këto dy klube gjatë kësaj jave, nëse veç pyesni”, është shprehur Benitez.
Ai ka komentuar edhe paraqitjen e Liverpoolit ndaj Barcelonës në Ligën e Kampionëve.
“Liverpooli po kalon në një sezon të shkëlqyer. Mund ta shihnit se ata ishin në kontrollë ndaj Barcelonës deri në momentin kur Messi vendosi të ishte ndryshe”, tha trajneri spanjoll.