Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Benitezi refuzon Marseillen

Rafael Benitez ka refuzuar ofertën e Olympique Marseillet për postin e trajnerit, kanë njoftuar të mërkurën mediumet franceze.

Bëhet e ditur se pas shkarkimit të Andre Villas-Boasit nga detyra e trajnerit, drejtuesit e Marseilles kanë kontaktuar menjëherë spanjollin Benitez. Mirëpo, trajneri spanjoll që është i papunë pas largimit nga Kina para disa javëve, ka vendosur që të pushojë deri në fund të këtij sezoni përpara se të marrë drejtimin e ndonjë ekipi.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Marseille të martën njoftoi për shkarkimit e portugezit Villas-Boas, i cili haptazi kritikoi politikën e klubit francez të transferimeve në afatin kalimtar të janarit.