Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Benitez befason me zgjedhjen e skuadrës së re

Rafa Benitez tashmë ka marrë drejtimin e skuadrës se re.

Pasi nuk dëshiroi që të rinovoj kontratën me Newcastle, trajneri spanjoll tashmë ka pronuar oferën e klubit Dalian Yifang dhe do të shkoj në Super Ligën e Kinës.

Këtë gjë e bëri vet të ditur, Rafa nëpërmjet një postimi në rrjetin social Twitter.

Sipas medieve angleze skuadra kineze i ka ofruar Benitezit 13.4 milionë euro që e bënë teknikun spanjoll, trajnerin më të paguar në Kinë, duke lënë pas Fabio Canavoron i cili merr 12.3 milionë euro në Guangzho Evergrande.

Benitez gjatë karrierës si trajner ka punuar edhe te Real Madridi, Napoli, Chelsea, Interi, Liverpooli, Valencia, Tenerife e Osasuna.