Sport

Benfica pa rusin Chishkala në Prishtinë, mediat serbe e vlerësojnë skandaloze

Benfica do të jetë pa një lojtar të rëndësishëm në turneun e raundit elitar të Ligës së Kampionëve në futsall që sot nis në Prishtinë.

Mediat portugeze kanë bërë të ditur se rusit Ivan Chishkala i është ndaluar hyrja në Kosovë. E njëjtë gjë Chishkalas i kishte ndodhur edhe vitin e kaluar në Rumani.

Ndalesën e Chishkalas e kanë konfirmuar edhe te Prishtina 01, që e organizon turneun në Prishtinë.

Lajmi është përcjellë edhe nga mediat serbe, që kanë shkruar për “skandal në Prishtinë”.

Skuadra portugeze do të luajë prej orës 17:00 me Dobovecin e Sllovenisë.

Prej orës 20:00 është ndeshja Kairat (Kazakistan) – Prishtina 01.