Kampionia e edicionit të fundit dhe dy herë fituesja e Kupës së Kosovës në futsall, ka nxjerrë në shitje biletat për ndeshjet e fazës “Elite Round” të Ligës së Kampionëve. Në këtë fazë të garës marrin pjesë 16-të skuadrat më të mira të Evropës.
“Çmimi për dy ndeshje ditore do të jetë 3 euro (ndeshja e parë fillon në ora 17:00, ndeshja e dytë në ora 20:00)”, ka shkruar Prishtina 01 në Facebook.
Prishtina 01 do të jetë në grup me Benfican e Portugalisë, Kairat Almatyn e Kazakistanit dhe Dobovecin e Sllovenisë.
Prishtina 01 është nikoqire e grupit, ndërsa ndeshjet zhvillohen nga 29 nëntor deri më 3 dhjetor, në “Pallatin e Sportit” në Prishtinë.
Po ashtu, klubi “bardhekaltër” ka bërë thirrje për përcjellje në numër sa më të madh të kësaj ngjarjeje.