Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Benfica me kontaktin e parë për transferimin e Jasharit

Ka pasur shumë interesime nga klube të Bundesligës gjermane dhe Porto portugeze për mesfushorin shqiptar që përfaqëson Zvicrën, Ardon Jashari.

Në garë zyrtarisht ka hyrë edhe skuadra tjetër e madhe e Portugalisë dhe kampioni në fuqi, Benfica.

Kështu ka shkruar të shtunën mediumi portugez “A-Bola”.

Sipas këtij mediumi, kampioni portugez ka kontaktuar përfaqësues të Jasharit dhe Luzernit, skuadrës ku ai luan.

Jashari 20-vjeçar ka kontratë me Luzernin deri në vitin 2026, ndërsa çmimi i tij vlerësohet të jetë 7.5 milionë euro.

Benfica vlerësohet si fabrikë e talenteve dhe ka zhvilluar shumë futbollistë të njohur të futbollit botëror, përfshirë Angel Di Marian, Ruben Diasin, Bernardo Silvan, Joao Felixin e Darwin Nunezin.

Jashari për momentin është i angazhuar me Zvicrën U21 në Kampionatin Evropian në Gjeorgji dhe Rumani.

Në edicionin e fundit, Jashari zhvilloi 37 ndeshje për Luzernin në të gjitha garat.

Pati një gol të shënuar e katër asistime.

Artikuj të ngjashëm