Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Benatia kërkon largimin nga Juve

Medhi Benatia raportohet se dëshiron largimin nga Juventusi në këtë afat kalimtar.

Goal raporton se klubi nga Katari Al-Duhail ka ofruar për shërbimet e tij 10 milionë euro, aq sa ka kërkuar Juventusi, transmeton Koha.net.

Megjithatë, “Zonja e Vjetër” nuk e dëshiron largimin e tij pa gjetur një zëvendësues për 31 vjeçarin.

Juve po shikon mundësinë e transferimit të mbrojtësit të Valencias, Ezequiel Garay.

Artikuj të ngjashëm