Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Benatia pranë kthimit të Juventusi

Foto: Sky Sports

Qendërmbrojtësi maroken Medhi Benatia ka gjasa të mëdha që gjatë kësaj vere të kthehet te skuadra e Juventusit, raportojnë të premten mediumet italiane. Bëhet e ditur se Juventusi tashmë ka kontaktuar lojtarin, i cili është i gatshëm të jetë pjesë e kampionit të Italisë.

Benatia në janar të këtij viti u largua nga Juventusi për shkak të mosmarrëveshjeve me trajnerin Max Allegri dhe u transferuar në Katar, te Al-Duhail, transmeton “Koha Ditore”. Benatia ka qenë pjesë e Juventusit për dy vite e gjysmë dhe ka fituar dy tituj kampioni.

32-vjeçari, te Juventusi shihet si zëvendësim për Andrea Barzaglin, i cili është tërhequr nga futbolli aktiv. Benatia karrierë ka bërë edhe te Bayerni, Roma, Udinese, Clermonti, Marseille, Lorienti e Toursi. Ai është kapiten i Përfaqësueses së Marokut për të cilin ka 58 paraqitje. Kartoni i tij, vlerësohet rreth shtatë milionë euro.