Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Benatia pensionohet në moshën 34-vjeçare

Ish-futbollisti i Udineses, Romës dhe Juventusit në Serie A, Medhi Benatia, ka njoftuar për pensionimin e tij nga futbolli në moshën 34-vjeçare.

Ish-reprezentuesi i Marokut ka vendosur të mos luajë më futboll.

Së fundmi ishte pjesë e skuadrës Karagumruk në Turqi.

Benatia u transferua në Itali në vitin 2010 dhe nënshkroi me Udinesen.

Për tre vjet luajti me këtë skuadër e më pas u transferua te Roma.

Paraqitjet e mira me “giallorossët” bënë që ai t’i bashkohej Bayern Munichut, ku e fitoi dy herë titullin e Bundesligës dhe Kupën e Gjermanisë.

Benatia u rikthye në Serie A te Juventusi. I fitoi tri “Scudetto”, dy Kupa të Italisë dhe Superkupën e Italisë.

Në 153 ndeshje në elitën e futbollit italian shënoi 14 gola.

Artikuj të ngjashëm