Medhi Benatia mund të kthehet sërish për të luajtur në Serie A, tani për Parman.
Qendërmbrojtësi i ka kaluar dy vjet në Katar me skuadrën Al-Duhail.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Sky Sport Italia” ka njoftuar se është bërë një ofertë zyrtare për 33-vjeçarin e mbrojtjes.
Ai nuk është i panjohur në futbollin italian pasi ka luajtur për Udinesen, Romën dhe Juventusin.
Benatia thuhet se është duke e marrë në konsideratë propozimin dhe pritet të japë përgjigje në ditët në vijim.
Marokeni do të ishte eksperiencë e vlefshme për Parmën, pasi i ka zhvilluar 153 ndeshje në total në Serie A.